Transportuesit privat në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Transportuesit privat në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim, ndërsa ky vendim është sjellë në takimin koordinues të transportuesve të cilët në shenjë revolte dje pasdite kanë fikur automjetet e tyre nga qarkullimi, pasi kërkesa e tyre për rritjen e tarifës për kilometër nuk është shqyrtuar gjatë ditës së djeshme në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Kryetari i Këshillit, Trajko Sllaveski sqaroi se iniciativa e transportuesve është dorëzuar shumë vonë për t’u përfshirë në seancë, por se do të shqyrtohet nga kryetarja Danela Arsovska.

Arsovska, nga ana tjetër, i bëri thirrje Sllaveskit që të marrë guxim dhe të marrë vendim që çështjen e transportuesve privatë ta vendosë në rend dite dhe së bashku me këshilltarët e tjerë ta shqyrtojnë dhe të vendosin nëse do ta mbështesin dhe do të pranojnë çmim të rritur.

Paraprakisht, qyteti i Shkupit ka reaguar dhe ka akuzuar se këshilltarët e VMRO-së kanë refuzuar ta fusin pikën në rend dite, duke konsideruar se kërkesa për rritje të çmimit është pjesë e strategjisë për thellimin e krizës në transportin publik.

Transportuesit të cilët së fundi i janë bashkuar transportit publik i kanë bërë thirrje kryetarit të komunës, këshilltarëve dhe qeverisë që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për kërkesën e tyre.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...