Kontroll në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Kontroll në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Me vendim të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë prokurorët publikë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot janë duke kryer kontroll në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Paraprakisht, sipas kompetencave të Prokurorisë Publike të Republikës, është kryer kontroll në të gjitha prokuroritë më të larta publike në  shtet. Kontrolli kryhet në pajtim me nenin 21 të Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Rregulloren për mbikëqyrjen e punës dhe veprimeve të prokurorive publike të miratuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë.

Nga atje theksojnë se deri në fund të vitit do të bëhet mbikëqyrje edhe mbi veprimet e Departamentit për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zyrës për Lidhje me Eurodrejtësinë në Prokurorinë Republikane.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...