Tetovë, 60-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Çellopek – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Tetovë, 60-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Çellopek

Me burgim të përjetshëm është dënuar 60-vjeçari I.I. nga Çellopeku i Tetovës, i akuzuar për vrasje të dy kushërinjve të tij, përcjell TV21. Rasti ka ndodhur me 27 dhjetor të vitit të kaluar, ku të vrarë mbetën babë e birë, kushërinjtë të tashmë të dënuarit. Nga të shtënat e 27 dhjetorit, i plagosur ishte edhe tashmë i dënuari. Avokati i familjes së viktimave, Valon Adulhamiti tha se vendimi është konfirmim i angazhimit të sistemit të drejtësisë.

“Në cilësinë e avokatit të palës së dëmtuar, njoftoj se pas publikimit të vendimit të shkallës së pare nga ana e Gjykatës, i akuzuari për vrasjen e dyshifshtë të ndodhur më datë 27.12.2023, është shpallur i fajshëm për të gjitha akuzat të cilat janë ngritur ndaj tij, dhe i njëjti është dënuar me burgim të përjetshëm. Ky vendimi i gjykatës është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për familjen e viktimave dhe është një konfirmim i angazhimit të sistemit të drejtësisë për të siguruar që ata që kryejnë krime të tilla të mbahen përgjegjës për veprat e tyre. Në këtë moment, shprehim mirënjohjen tonë ndaj të gjitha autoriteteve që kanë kontribuar në këtë proces, të cilët kanë mundësuar drejtësinë ta gjej vendin e vet si dhe familjes së viktimave për durimin dhe forcën që kanë treguar. Ne do të vazhdojmë të mbështesim ata dhe të sigurohemi që drejtësia të zbatohet në mënyrë të plotë dhe të pakompromis”, tha Adulhamiti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...