AUV-ja do të kontrollojë pakot e Vitit të Ri, apel tek kompanitë që mos të manipulojnë me afatet e produkteve – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

AUV-ja do të kontrollojë pakot e Vitit të Ri, apel tek kompanitë që mos të manipulojnë me afatet e produkteve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se inspektorët do të realizojnë kontroll të posaçëm për pakot e Vitit të Ri, pako me ushqim që zakonisht janë të destinuara për fëmijët, përcjell TV21. Nga AUV thonë se qytetarët mund të raportojnë parregullsi në numrin 0800 3 22 22, ose në e-mal: info@fva.gov.mk.

“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës më të re në mesin e konsumatorëve – fëmijëve, theksi me kontrollet do të vihet në pakot e Vitit të Ri dhe sigurinë e tyre. Si institucion përgjegjës për sigurinë ushqimore, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe të drejtave të tyre si konsumator, AUV u bën apel operatorëve ushqimorë që të jenë kompani të përgjegjshme dhe të mos tentojnë të manipulojnë konsumatorët, veçanërisht me paketat e Vitit të Ri, në ambalazhet kolektive duke vendosur produkte të pasigurta. , kryesisht të me afat të skaduar. Qytetarët tashmë kanë alarmuar Agjencinë për raste të këtilla”, thonë nga AUV./tv21.tv

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...