Mickoski: Do të rriten pagat e të gjithë të punësuarve, por jo dhe të funksionarëve – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Mickoski: Do të rriten pagat e të gjithë të punësuarve, por jo dhe të funksionarëve

Në vitin 2025 do të rriten pagat e të gjithë të punësuarve në shtet, por pagat e funksionarëve jo, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

“Do të luftojmë që të gjithë punonjësit e shtetit të marrin paga më të larta, do të punojmë në atë, por funksionarët nuk e kanë këtë të drejtë. Atë e thamë dhe atë po e bëjmë. Po bëjmë një ndryshim në zgjidhjen ligjore, me të cilën nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve. Ky ndryshim i ligjit shumë shpejt do të jetë para deputetëve”, tha Mickoski.

Theksoi se mendon se ky është hap i duhur.

“Vlerësoj se është hap i duhur, edhe pse ka debat. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të punojmë në interes të qytetarëve dhe të gjithë atyre që nuk kanë votuar dhe kanë besim tek ne si Qeveri”, potencoi Mickoski. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...