Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur Serbia ia ka refuzuar kërkesën për vizitë zyrtare njëditore në  Medvegjë e Bujanoc më 23 dhe 24 dhjetor ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës

Sipas MPJD-së, përkundër faktit që janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara për vizita të tilla zyrtare, Qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën për lejimin e kësaj vizite.

“Si pretekst për refuzim janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit”.

“Qeveria e Serbisë gjatë këtyre dy viteve të fundit ka refuzuar rregullisht vizitat e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Republikës së Kosovës, posaçërisht kur bëhet fjalë për vizitat në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Përveç vizitave të ministrit Sveçla, janë refuzuar rregullisht edhe vizitat e ministrave të tjerë të kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës, e fundit nga të cilat ka qenë vizita e Ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Hajrulla Çeku, e paralajmëruar ditë më parë, më 19 dhjetor 2024”, thuhet në reagimin e MPJD-së, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në reagim thuhet se Serbia ia pati refuzuar kërkesën për vizitë edhe ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, refuzim që sipas MPB-së, ishte bërë pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe vetëm disa orë parapara se Gërvalla të arrinte në pikën kufitare.

“Veprime të tilla të Qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Republikën e Kosovës në shkallë të lartë. Janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Serbia i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i këtyre synimeve nga ana e Serbisë”, thuhet në reagim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...