BDI: Neve na akuzojnë për hajni, ama s’kemi vjedhë! VLEN-i gënjen – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

BDI: Neve na akuzojnë për hajni, ama s’kemi vjedhë! VLEN-i gënjen


Asnjë deklaratë e shkruar në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe përkthyer keq në gjuhën shqipe nuk mund të mbulojë tradhtinë historike të vLEN për përjashtimin e diasporës nga rezultatet e regjistrimit, thuhet në reagimin e BDI-së.
“Asnjë deklaratë manipulative, e hartuar nga VMRO-DPMNE dhe e përsëritur me servilizëm nga vasalët e tyre në “vLEN”, nuk mund të fshehë faktin se kjo parti ka tradhtuar diasporën shqiptare dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në procesin e regjistrimit.
Dhjetra mijëra shqiptarë në diasporë u organizuan gjatë regjistrimit dhe bënë përpjekjet maksimale për t’u vetë-regjistruar, për të ruajtur identitetin e tyre dhe për të qenë pjesë e rezultateve të regjistrimit.
Por, pikërisht sepse Mickoski e bojkotoi regjistrimin dhe doli i pakënaqur me rezulatetet e diasporës, tani ai u jep urdhra vasalëve të tij në “Vlen” për të fshirë përpjekjet e diasporës tonë nga llogaritjet për shpërndarjen e fondeve publike, numrin e këshilltarëve nëpër komuna dhe përfaqësimin etnik.
Nga 29.5% në 24.5% – kjo është tradhtia e “Vlen” dhe roli i tyre si vegël e VMRO-DPMNE-së!
Kjo diasporë, e cila me aq dashuri dhe mund dha gjithçka për të qenë pjesë e shoqërisë sonë, nuk do ta harrojë kurrë këtë tradhti kombëtare.
Shkurt e shqip; vLENI – S’vLen”, thonë nga BDI.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...