Hasani: Kurti po e poshtëron e po i shet kapadallëk Prokurorisë, duke refuzuar të dëshmojë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Hasani: Kurti po e poshtëron e po i shet kapadallëk Prokurorisë, duke refuzuar të dëshmojë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër veprimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili refuzoi të paraqitet para Prokurorisë Speciale pas ftesës për të dëshmuar, duke i ftuar ata në zyrën e tij.


Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër veprimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili refuzoi të paraqitet para Prokurorisë Speciale pas ftesës për të dëshmuar, duke i ftuar ata në zyrën e tij.

– Advertisement –

Hasani ka theksuar se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe i dëmton rëndë institucionet.

Je zyrtar i atij shteti, ke dhënë betimin me zbatu kushtetutën dhe ligjin e këtij shteti është e papranueshme mos me shku qoftë si dëshmitar qoftë si i pandehur. Ajo çfarë po bën është hajgare, është poshtërim i institucionit, [prokurorisë], ajo mënyrë çfarë po bën është me i shit kapadallëk institucionit”, ka deklaruar ai.

Hasani ka theksuar gjithashtu se përveç presidentit, të gjithë funksionarët publikë mund të dërgohen me forcë në prokurori dhe të ndjeken penalisht.“Shteti të vret e të pret, por nuk të korit kurrë. Ti e bën sot këtë, por një ditë do të ketë çmim kjo”, ka shtuar ai, duke paralajmëruar për pasojat e këtij veprimi. /Dukagjini

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...