“Na vjen shumë keq”- Kurti në adresimin vjetor vazhdon t’i fajësojë konsumatorët për krizën energjetike – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

“Na vjen shumë keq”- Kurti në adresimin vjetor vazhdon t’i fajësojë konsumatorët për krizën energjetike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë adresim vjetor nëpërmjet një video, ku ndër të tjera ka përmendur edhe krizën energjetike. Aty ka vazhduar të fajësojë qytetarët për “konsum të lartë të rrymës”.

Ai u shpreh me keqardhje në adresimin e tij vjetor, ku për ironi të atit përmend çështjen e privatizimit të distribuimit të rrymës si sfidë e trashëguar nga qeverisjet e kaluara.

“Sukseset erdhën me sfida. Problemi me furnizim me energji elektrike, me të cilin jemi ballafaquar ditëve të fundit, nuk është rezultat i mungesës së rrymës, por i konsumit të lartë të energjisë, që po e sfidon rrjetin e transmisionit, në të cilin me vite e dekada të tëra nuk është investuar sa duhet. Neve na vjen shumë keq për situatën e shkaktuar me furnizim si rezultat i ngarkesës së rrjetit”, deklaroi ai.

“Kemi kërkuar nga operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës, KOSTT dhe KEDS, angazhim maksimal në zgjidhjen e problemeve e prishjeve teknike dhe menaxhimin e ngarkesës. Përkundër problemeve të trashëguara, nga privatizimi dhe jo vetëm, ne po punojmë, me krejt çfarë dimë e mundemi, në adresimin e këtyre. Atë po e bëjmë përmes investimeve që kanë munguar me dekada në ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike, e të cilat kanë filluar pikërisht gjatë mandatit tonë”, tha ndër të tjera ai.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fvideos%2F1139999797837744%2F&show_text=true&width=560&t=0

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...