Demhasaj i AAK-së i reagon Bajqinovcit: Qeveria aktuale është një “Super Ligë” e mbushur krejtësisht me hajna – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Demhasaj i AAK-së i reagon Bajqinovcit: Qeveria aktuale është një “Super Ligë” e mbushur krejtësisht me hajna

Ndaj deklarimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, se “me 9 shkurt populli do të flasë me votë, do t’i shporrë hajnat e dy ligave”, ka reaguar kandidati i AAK-së për deputet, Arton Demhasaj.

Ish analisti Demhasaj thotë se Bajqinovci po ngazëllehet në përpjekje për t’ia bërë qejfin shefit.

Sipas Demhasajt, hajna mund të ketë pasur në të gjitha qeveritë, por tash qeveria karakterizohet me një “Super Ligë” të mbushur krejtësisht me hajna.

Postimi i Arton Demhasaj:

I ngazëllyeri për t’i bërë qejfin shefit, paska deklaruar se “populli do t’i shporrë hajnat e të dy ligave”. Hajna mund të ketë pasur në të gjitha qeverisjet, në ligë të parë dhe të dytë, disa prej të cilëve janë ndëshkuar nga drejtësia. Por asnjëherë më parë nuk kemi pasur një “Super Ligë” të mbushur krejtësisht me hajna, si kjo qeveri që po largohet. Më 9 shkurt, populli do të flasë me votë dhe do të konfirmojë atë që ka thënë prej kohësh: Kjo “Super Ligë” hajdutësh nuk do të qeverisë më me jetët tona.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...