Taravari: Nuk do të nënshkruhet marrëveshja me kompaninë shqiptare për parkingun në Qendrën Klinike – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Taravari: Nuk do të nënshkruhet marrëveshja me kompaninë shqiptare për parkingun në Qendrën Klinike

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp njoftoi se nuk do të nënshkruhet marrëveshja me “Gjoka Construction”, kompaninë shqiptare që duhej të menaxhonte parkingun në Qendrën Klinike në Shkup.

Taravari tregoi se janë duke u shqyrtuar dy opsione tjera për menaxhimin e parkingut.

“E para është që Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit” të ndërtojë garazhe dykatëshe dhe t’i menaxhojë ato dhe e dyta është që Shërbimi i Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qendrën Klinike ta bëjë këtë”, tha Taravari.

Mediat raportuan javën e kaluar se operatori privat nga Shqipëria, Gjoka Construction, ishte e vetmja kompani që iu përgjigj thirrjes për partneritet publik-privat. Nëse e fitonin kontratën do të duhej të investonte në garazhe në kate, por çmimi i parkingut do të ishte 50 denarë për orë, në vend të 30 sa është tani, ndërsa në këmbim do t’i transferojë shtetit vetëm 1 për qind nga të hyrat vjetore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...