Kasami: Taravari mohoi takimin me Ahmetin, ASH duhet të vendos si do të shkojë në zgjedhjet lokale – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Kasami: Taravari mohoi takimin me Ahmetin, ASH duhet të vendos si do të shkojë në zgjedhjet lokale

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka deklaruar se në takimin fundit që kanë patur liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka mohuar se ka është takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.
Kasami po ashtu tha se nuk është e vërtetë se ASH ka kërkuar që të ketë 40% të kandidatëve, ndërsa propozimi i tyre ka qenë që të garojnë veçmas me lista për këshilltarë.
“Në fillim kërkesa ka qenë që gjithë partitë të shkojnë veçmas në listat për këshilltarë, por kur u prezantua qëndrimi i gjithë subjekteve tjera, se ne jemi të dakordësuar që të shkojmë bashkë ashtu siç kemi shkuar në zgjedhjet lokale, edhe për kryetarë komune edhe për kandidatët për këshilltarë, vazhdojë biseda në drejtim të asaj që Aleanca të jetë pjesë e koalicionit edhe për listat edhe për kandidatët ose do të jetë veçmas, sepse qëndrimi i koalicionit dominon që koalicioni duhet të shkojë bashkë”, ka thënë Kasami.
Ai tha se ASH ka mbetur të vendosë nëse do të shkojë veçmas apo bashkë me subjektet tjera të koalicionit. /SHENJA/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...