Të dielën fillon llogaritja verore e kohës, akrepat do të lëvizin një orë përpara – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Të dielën fillon llogaritja verore e kohës, akrepat do të lëvizin një orë përpara

Në fundjavë fillon llogaritja verore e kohës. Akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara më 30 mars në orën 2:00.

Orari i ditës fillon në javën e fundit të marsit duke lëvizur një orë përpara, kështu që ora në dy të mëngjesit konsiderohet tre e mëngjesit.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: të dielën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

E kujt ishte ideja që ora të ndryshohet?

Një anglez i quajtur William Willett në vitin 1907 prezantoi idenë e ‘Kohës Verore’, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.

Ai e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi se ora duhet të shtyhet për 80 minuta në katër hapa progresiv gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator.

Willett pastaj kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...