Bekim Sali: Le të jemi të vetëdijshëm për nevojën për mbështetje për individët që jetojnë me autizëm – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Bekim Sali: Le të jemi të vetëdijshëm për nevojën për mbështetje për individët që jetojnë me autizëm

Në Ditën Botërore të Autizmit, më 2 prill bashkohemi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të shprehur mbështetje ndaj të gjithë atyre që janë prekur nga ky çrregullim bioneurologjik i trurit, shkruan në Facebook deputeti i VLEN-it Bekim Sali.

“Autizmi është një sfidë e përditshme për individët dhe familjet që përballen me të, por po ashtu edhe një mundësi për të ndërtuar një shoqëri më të barabartë dhe më të përfshirë.

Është e rëndësishme që të punojmë së bashku për të krijuar një shoqëri ku secili individ, pavarësisht nga sfidat që mund të ketë, të ndihet i pranuar dhe i mbështetur.

Le të jemi të vetëdijshëm për nevojën për më shumë informacion, mbështetje dhe mundësi për individët që jetojnë me autizëm dhe për ata që kujdesen për ta. Të ndërtojmë një shoqëri që është e hapur, e ndihmon dhe i jep mundësi çdo individi për të shprehur potencialin e tij”, ka shkruar më tej Sali.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbekim.sali.98%2Fposts%2Fpfbid0238HkbNrAivkSGhiwy3ZiAzuWnseQGbfRoq1NRfmYtHGbn46GuvmcnrrxwySqn8qTl&show_text=true&width=500

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...