Gashi, Mexhiti e Fetai takuan presidentin shqiptar Bajram Begaj – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Gashi, Mexhiti e Fetai takuan presidentin shqiptar Bajram Begaj

“Këtë mëngjes pata kënaqësinë të takoj në Shkup, Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe Zëvendëskryeministrin e Parë, Izet Mexhiti”, ka shkruar ne rrjetet sociale zv.kryeministri Arben Fetai.

“Në këtë takim vëllazëror, diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të rrugëtimit tonë të përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për çështje të tjera me interes të ndërsjellë. Temat kryesore të bisedës përfshinë Korridorin VIII, sigurinë, vizitën e ardhshme të Presidentit Begaj në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë.

Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e marrëdhënieve tona të thella në të gjitha fushat”, thuhet në njoftimin e zv/kryeministrit Fetai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...