VLEN: BDI vuan nga sindroma e dashnores së braktisur – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

VLEN: BDI vuan nga sindroma e dashnores së braktisur

Si të përkëdhelurit e LSDM-së, kjo klikë e humbur e BDI-së qartazi nuk mund ta kapërdijë dot faktin se Venko Filipçe po i braktis në mes të rrugës. Pasi çdo ditë u koordinonin si të përfitonin politikisht nga tragjedia e rëndë në Koçan, sot Bujar Osmani, si i ngarkuari për kontakt me LSDM-në, emocionalisht i dërrmuar që planet iu zbuluan, ka rifilluar të recitojë të njëjtën pllakë të vjetër e të dëgjuar me dhjetëra herë.
Në vend që të merren me shpifje dhe sulme ndaj koalicionit VLEN, ne edhe një herë i ftojmë publikisht të ndalin përhapjen e gënjeshtrave dhe manipulimeve, që s’kanë tjetër qëllim veçse të justifikojnë planet e tyre për bojkot të zgjedhjeve lokale – një përpjekje e mjerë për të krijuar krizë politike dhe për të shpëtuar vetveten.
Më në fund duhet ta kuptojnë se pikërisht për shkak të sundimit të tyre të zhytur në krim, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Nuk ka plane publike apo sekrete për të larguar shqiptarët nga askund.
Ekziston vetëm frika patologjike e BDI-së nga përgjegjësia para drejtësisë për ish-zyrtarët e tyre, të cilët për dekada u pasuruan mbi shpinën e popullit shqiptar, duke na mashtruar me tregime kombëtare, ndërkohë që fshehurazi i mbushnin xhepat me marrëveshje kriminale me Gruevskin dhe Mijallkovin. Këto politika anti-shqiptare të BDI-së do të paguajnë çmimin e tyre ashpër, sepse populli ynë nuk do të lejojë të mbahet peng, vetëm pasi politikanët e llastuar të kolltukëve nuk janë mësuar të qëndrojnë në opozitë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...