Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar për takimin që ka patur me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Kisha nderin e madh që bashkë me zv. kryeministrat Izet Mexhiti dhe Arben Fetai të mirëpresim në Shkup Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Ky takim ka rëndësi të veçantë, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore dhe bashkëpunuese.
Ishte një bisedë shumë konstruktive dhe e ngrohtë, ku shkëmbyem mendime dhe ide për përforcimin e partneritetit tonë strategjik. Diskutuam për mundësitë e përbashkëta që na ofron e ardhmja, për rrugën e integrimit europian dhe për sfidat që kërkojnë bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm.
Theksuam nevojën për të forcuar më tej angazhimin tonë dhe për të mbështetur njëri-tjetrin në rrugën drejt një të ardhmeje të përbashkët dhe prosperuese”, ka shkruar Gashi.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D1228113572011496%26set%3Da.277245910431605%26type%3D3&show_text=true&width=500