Takimi Mickoski-Filipçe, do formohen grupe pune – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Takimi Mickoski-Filipçe, do formohen grupe pune

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe pas mbarimit të takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski, deklaroi se në takim janë dakorduar që të formohen grupe pune.
“Patëm një takim vërtet konstruktiv me kryeministrin. Mendoj se kërkesa e qytetarëve për bashkëpunim në disa fusha për përmirësimin e cilësisë së jetës ka arritur deri tek ai. Ramë dakord të punojmë në mënyrën e realizimit, të formojmë trupa dhe grupe pune për zbatimin e agjendës së reformave. Kjo përfshin ligjet fillestare në fushën e drejtësisë, më tej energjetikën dhe disa çështje lidhur me lëvizjet strategjike në shëndetësi. Ky është një takim fillestar, do të shohim se cila do të jetë metodologjia,” tha Filipçe.
Ai tha se nuk është caktuar një takim i radhës, por se do të delegojë ekspertë nga fusha e energjetikës dhe drejtësisë. Ai theksoi se pret që të gjitha partitë politike të ulen në tryezë për këto tema.
“Diskutuam për integrimet evropiane, kemi pozicione të ndryshme dhe do të flasim më tej për këtë çështje,” shtoi Filipçe.
Sipas tij, hapi i ardhshëm logjik është një takim i nivelit të lartë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...