Murtezani: Zvarritja e procesit të euro integrimit ka emër dhe mbiemër të një subjekti politik që ka qenë njëzet vite në qeveri – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Murtezani: Zvarritja e procesit të euro integrimit ka emër dhe mbiemër të një subjekti politik që ka qenë njëzet vite në qeveri

Orhan Murtezani, ministër i çështjeve evropiane në një intervistë “Dialog te Lajmi” për Lajm TV ka folur për zvarritjen e integrimit të vendit në BE.
Sipas ministrit Murtezani, kjo zvarritje ka emër dhe mbiemër, ajo është subjekti politik i cili ka qenë njëzet vite në qeveri.
“ Në vitin 2005 kur Maqedonia e atëhershme fitoi statusin kandidat unë i kam pasur 21 vit, tani po i bëj 41. Ky është një proces që po stërzgjatet. E dimë të gjithë, por stërzgjatja edhe faji për të gjithë këtë proces ka emër dhe mbiemër. D.m.th. është subjekti politik të cilin ne me 24 qershor 2024 e çuam në opozitë. Duke ia bashkangjitur edhe të gjithë partnerët maqedonas që i ka pasur këto 20 vite në qeveri. Ju e përmendët, me shumë të drejtë në vitin 2027, tani që po punojmë në proces hasa në një korrespodencë ku Kroacia i drejtohet Maqedonisë së Veriut për ndarjen e ekspertizës për përshpejtimin e procesit të euro integrimit. Në vitin 2013 Maqedonia ka pasur gjasa reale për tu bërë pjesë bashkë me Kroacinë anëtare e BE-së. Ne, disi në vazhdimësi duke mos e pasur këtë e them me përgjegjësi të plotë, kasta politike nuk e ka pasur asnjëherë prioritet absolut integrimin e vendit në BE. Sikur ta kishin pas ne nuk do të kishim huqur të gjitha rastet edhe mundësitë historike që i kemi pasur”, deklaroi Murtezani.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...