ASH-ja ndërpret anëtarësinë e Muhsin Arifit dhe e shkarkon nga detyra e kryetarit të Degës në Saraj – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

ASH-ja ndërpret anëtarësinë e Muhsin Arifit dhe e shkarkon nga detyra e kryetarit të Degës në Saraj

Aleanca për Shqiptarët ka ndërprerë anëtarësinë e Muhsin Arifit dhe e ka shkarkuar atë nga pozita e kryetarit të Degës së ASH-së në Saraj. Siç thotë ASH, ky vendim u mor gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Komisionit të Etikës.

Muhsin Arifi, U.D. drejtori i Spitalit të Specializuar për Gjeriatri, dyshohet se ka kërkuar 100 mijë euro për të pranuar një pacient në spital, për të cilin kishte informacione se ishte në gjendje të mirë financiare. Ai u arrestua nën dyshime për marrjen e ryshfetit prej 20 mijë eurosh, por kjo, sipas Prokurorisë, në fakt ka qenë vetëm një pjesë e shumës që familja e pacientit ishte e detyruar t’i dorëzonte.

“Komisioni i Etikës vendosi ndërprerjen e menjëhershme të anëtarësisë së z. Muhsin Arifi në ASH si dhe shkarkimin e tij nga pozita e Kryetarit të Degës së Sarajit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata kompetente.

Kodit i Etikës së ASH-së kërkon që përfaqësuesit politikë të kenë standarde të larta të integritetit moral, ligjor dhe profesional, dhe që anëtarët e strukturave drejtuese të veprojnë në përputhje me ligjin, Programin dhe Statutin e Partisë, duke shmangur përfitimet personale financiare ose materiale.

Bazuar në këtë, Komisioni i Etikës vendosi ndërprerjen e menjëhershme té anëtarësisë së z. Muhsin Arifi në ASH si dhe shkarkimin e tij nga pozita e Kryetarit të Degës së Sarajit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata kompetente”, thotë ASH-ja.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...