VLEN: Një hap i vogël në kufi, një ndryshim i madh për shqiptarët! – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

VLEN: Një hap i vogël në kufi, një ndryshim i madh për shqiptarët!

Sot shënojmë një moment historik për lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin rajonal mes shqiptarëve! Vendosja e modelit “One Stop Shop” në pikat kufitare Jazhincë–Glloboçicë dhe Bllacë–Hani i Elezit është një arritje e jashtëzakonshme, që reflekton vizionin tonë për kufij funksionalë dhe ekonomi të hapur mes shqiptarëve në rajon.

Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e palëkundur të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku një rol kyç luan koalicioni VLEN, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Një falënderim i veçantë shkon për Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, për vizionin dhe vendosmërinë që tregoi në këtë proces jetik për qytetarët tanë.

✅ Shërbim më i shpejtë dhe efikas për qytetarët

✅ Qarkullim më i madh i mallrave dhe kapitalit

✅ Lehtësim konkret për bizneset dhe ekonominë vendore

Ky nuk është vetëm një përmirësim administrativ – është një akt vullneti politik, një shenjë respekti për qytetarët dhe një model se si ndërtohet bashkëpunimi i vërtetë shqiptar-shqiptar por edhe gjithë qytetarëve të të dyja vendeve.

Ky është ndryshimi që sjellim – me punë, jo me fjalë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...