Maqedonia ndër vendet e Ballkanit Perëndimor me rritje më të dobët të standardit të jetesës që nga viti 2014 – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Maqedonia ndër vendet e Ballkanit Perëndimor me rritje më të dobët të standardit të jetesës që nga viti 2014

Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara në një raport të “Visual Capitalist”, Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje më të dobët të standardit të jetesës në periudhën 2014-2023, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me një rritje prej 27% të BPV-së reale për frymë, që arrin në 1370 euro shtesë, Maqedonia është pozicionuar si një nga vendet me më pak progres në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe në kontekstin më të gjerë evropian.

Krahasuar me vendet e tjera, Sllovenia ka shënuar rritje për 29% (+5.560 euro), ndërsa Serbia ka shënuar rritje për 50% (+2.790 euro), Kroacia 48% (+5.430 euro). Rezultat solid ka edhe Mali i Zi me një rritje prej 30%, ndërsa Kroacia është ndër vendet lider në rajon me një rritje prej 48% (+5,430 euro).

Ky trend tregon se vendet e Evropës Lindore, përfshirë rajonin e ish-Jugosllavisë, po rriten më shpejt se Evropa Perëndimore, gjë që i atribuohet lidhjeve të forta ekonomike me BE-në, konsumit dhe progresit të përgjithshëm ekonomik.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...