Ibrahimi: Kush largohet nga VLEN-i shkon te Plaku i Soravisë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Ibrahimi: Kush largohet nga VLEN-i shkon te Plaku i Soravisë

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se sinqeriteti ndaj qytetarëve nuk është luks por detyrim.

Sipas tij, përballë dy koalicioneve të qarta – VLEN dhe Fronti Europian i udhëhequr nga BDI – çdo largim nga VLEN-i nuk është neutralitet, por është një kalim tek Fronti, tek BDI-ja, ose, më saktë, tek Plaku i Soravisë. E thënë troç: kush largohet nga VLEN-i, është në shërbim të Partisë Nongrata.

“Në çastet e udhëkryqeve politike, sinqeriteti ndaj qytetarëve nuk është luks, por është detyrim.

Prandaj dua të shpreh një qëndrim të qartë dhe të drejtëpërdrejtë.

Që nga viti 2016, shqiptarët nuk kanë pasur zgjedhje ku partitë e tyre kanë garuar të ndara. Atëherë u tha, me të drejtë, se ndarja e dobëson zërin shqiptar dhe e fuqizon një forcë që e ka ndërtuar pushtetin mbi përçarje.

Sot, përballë dy koalicioneve të qarta – VLEN dhe Fronti Europian i udhëhequr nga BDI – çdo largim nga VLEN-i nuk është neutralitet, por është një kalim tek Fronti, tek BDI-ja, ose, më saktë, tek Plaku i Soravisë. E thënë troç: kush largohet nga VLEN-i, është në shërbim të Partisë Nongrata.

Pa dramatizime në rolin e viktimës, pa interpretime simbolike e pa ekzegjeza politike. Ky është realiteti politik.

Çdo individ ose subjekt ka të drejtë ta zgjedhë rrugën e vet, por ne kemi detyrim që qytetarëve t’ua themi të vërtetën.

VLEN-i nuk është thjesht një projekt partiak, por është një përgjigje ndaj një nevoje të madhe historike – bashkimi për t’i dhënë fund një realiteti që shqiptarët nuk e duan më.

Në këtë rrugë, qartësia, besnikëria dhe transparenca nuk janë luks, por janë vlera që ndërtojnë besim dhe garantojnë ndryshim”, ka shkruar Ibrahimi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...