Ibrahimi: Si besimtarë myslimanë jemi të urdhëruar t’i respektojmë të gjithë të vdekurit – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Ibrahimi: Si besimtarë myslimanë jemi të urdhëruar t’i respektojmë të gjithë të vdekurit

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar për vdekjen e Papa Françeskut. Ai sjell një shembull nga koha e Muhamedit a.s i cili ishte ngritur në këmbë në momentin kur kishte kaluar një i vdekur edhe pse ai ishte çifut.
“Njëherë Muhamedi a.s. ishte duke ndejtur me shokët e tij kur parakaloi një kolonë kortezhi dhe Profeti i Zotit u ngrit në këmbë në shenjë nderimi. Shokët i treguan se i vdekuri kishte qenë çifut, ndërsa ai u përgjigj “Ishte njeri”.
Kalimi në amshim i Papës është humbje për gjithë botën e krishterë, por jo vetëm.
Si njerëz dhe si besimtarë myslimanë, të cilët jemi urdhëruar për respekt ndaj “Ithtarëve të Librit”, duhet të shfaqim keqardhje dhe empati me të gjithë të krishterët që do ta ndjejnë mungesën e tij.
Ngushëllime!”, ka shkruar Ibrahimi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...