VLEN: Një hap konkret drejt rrugës Tetovë – Prizren! – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

VLEN: Një hap konkret drejt rrugës Tetovë – Prizren!

Me krenari e mburrje ndajmë lajmin e mirë se është themeluar grupi i përbashkët punues mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për projektin strategjik të ndërtimit të rrugës Tetovë–Prizren! Ky është një projekt që prej vitesh ka qenë ëndërr për qytetarët tanë dhe tani po e kthejmë në realitet me hapa konkretë. Me formimin e këtij grupi, nisim një fazë të re atë të veprimit dhe angazhimit! Përmes këtij projekti do të lidhim dy qytete historike dhe do lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve.

Pjesë e këtij grupi punës nga koalicioni VLEN është zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila do të mbikëqyrë dhe shtyjë përpara të gjitha procedurat e nevojshme, me qëllim që ky projekt të fillojë sa më shpejt dhe të ecë me ritëm të pandalshëm. Ne jemi në veprim për ndryshim! Jo për premtime, por për rezultate të prekshme. Sepse qytetarët meritojnë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre, dhe kjo rrugë është një ndër më të rëndësishmet.

Emrat e anëtarëve të grupit janë tashmë të përzgjedhur nga të dyja palët dhe puna do të nis me përkushtimin më të lartë profesional. Në vijim pritet koordinim i ngushtë dhe hapa të shpejtë drejt fazës së projektimit dhe më pas zbatimit në terren.

Dëshmi e seriozitetit të punës sonë është edhe dokumenti formal i nënshkruar, ku janë emëruar anëtarët e grupit punues. Buxheti për fazën e projektimit të tunelit, tashmë është i ndarë në buxhetin vjetor të shtetit tonë, gjë që garanton stabilitetin financiar dhe vullnetin për ta çuar këtë projekt deri në fund.

Si VLEN na bashkon qëllimi dhe vizioni. Si qytetarë na bashkojnë rrugë. Rruga Tetovë–Prizren do të bëhet realitet!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...