Aggeler: Ligjet në këtë vend, sado të ndërlikuara të jenë, duhet dhe mund të funksionojnë në dobi të qytetarëve – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Aggeler: Ligjet në këtë vend, sado të ndërlikuara të jenë, duhet dhe mund të funksionojnë në dobi të qytetarëve

Ambasadorja e SHBA-së në RMV, Angela Aggeler në fjalën hyrëse në tryezën e rrumbullakët “A na duhet një Ligj për Gjykatën Kushtetuese?” që u zhvillua në Gjykatën Kushtetuese, tha se duhet shfrytëzuar ky moment moment për të kujtuar për kë punoni dhe pse u emëruat këtu. Ligjet në këtë vend, sado të ndërlikuara të jenë, duhet dhe mund të funksionojnë në dobi të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është vërtet një moment vendimtar jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për kolegët tuaj kudo në gjyqësor dhe, më e rëndësishmja, për qytetarët e këtij vendi. Ju lutem shfrytëzojeni këtë moment për të kujtuar për kë punoni dhe pse u emëruat këtu. Ligjet në këtë vend, sado të ndërlikuara të jenë, duhet dhe mund të funksionojnë në dobi të qytetarëve. Si partnerë dhe miq, Shtetet e Bashkuara mbështesin punën e gjyqësorit për të siguruar që drejtësia të mbetet e arritshme, e paanshme dhe e rrënjosur në vlerat kushtetuese”, tha Ambasadorja e SHBA-ve, Angela Aggeler.

Ajo përshëndeti debatin e sotëm në Gjykatën Kushtetuese, i cili tha se duke përfshirë opinionin rritet transparenca dhe është gjithashtu një fillim për të rivendosur besimin në gjyqësor dhe vendimet e tij.

“Transparenca jo vetëm që ndërton besim, por gjithashtu mund të ndihmojë në forcimin e nevojës së madhe dhe rolit themelor të pavarësisë gjyqësore. Kushtetuta është themeli i institucioneve demokratike në këtë vend dhe garantuesi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve të tij. Roli i një Gjykate Kushtetuese të pavarur është ta mbështesë këtë me vendimet e saj, dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për një demokraci të shëndetshme.

Nuk besoj se po e ekzagjeroj kur them se ky është vërtet një moment vendimtar jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për kolegët tuaj kudo në gjyqësor, dhe më e rëndësishmja për qytetarët e këtij vendi. Ju lutem, shfrytëzojeni këtë moment, ju lutem kujtohuni për kë punoni dhe pse u vendosët këtu, dhe ju lutem, për ata prej jush që janë gjyqtarë, kujtohuni dhe kujtojini vetes betimin që keni bërë, dhe për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kudo në gjyqësor, ju bëj thirrje ta ndiqni këtë proces.

Ligjet në këtë vend, sado të ndërlikuara të jenë, duhet dhe mund të funksionojnë në dobi të qytetarëve. Si partnerë dhe miq, Shtetet e Bashkuara mbështesin punën e gjyqësorit për të siguruar që drejtësia të mbetet e arritshme, e paanshme dhe e rrënjosur në vlerat kushtetuese”, tha ambasadorja Aggeler.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...