Rigjykimi për Spitalin Modular, vendimi do të merret më 16 maj – familjarët kërkojnë të dënohen fajtorët e vërtetë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Rigjykimi për Spitalin Modular, vendimi do të merret më 16 maj – familjarët kërkojnë të dënohen fajtorët e vërtetë

Sot në Gjykatën Themelore të Tetovës është mbajtur seanca për fjalët përfundimtare për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë. Vendimi pas procesit të rigjykimit do të merret më 16 maj.

Familjarët e viktimave në këtë tragjedi kërkuan që të ketë drejtësi dhe të dënohen fajtorët e vërtetë.

“Gjyqtari duhet të jetë më i ashpër, pasi nëse edhe ai e kalon pjesën e korrupsionit dhe krimit do të na djeg për së treti dhe për së katërti”, tha njëri prej familjarëve.

“Apeli ynë ka qenë që drejtësia të dalë në shesh. Nuk ka akuzë për djegien e spitalit. Akuza e tanishme është për gjëra tjera nëse ka pasur ose jo aparat kundër zjarrit. Presim që vendimi përfundimtar të jetë dënim maksimal për përgjegjësit”, tha një familjar tjetër.

Në këtë rast të akuzuar janë ish-drejtori mjekësor i spitalit Florin Besimi, ish-drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Besimi dhe Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa Spitali i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të akuzuarit nuk akuzohen për shkaqet e zjarrit. Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një hetim tjetër për këtë rast, i cili është në procedurë para hetimore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...