Kasami: Ministria e Shëndetësisë mbetet te VLEN-i – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Kasami: Ministria e Shëndetësisë mbetet te VLEN-i

Edhe pas daljes së Arben Taravarit nga Qeveria e që kishte edhe postin e ministrit të Shëndetësisë, Bilall Kasmai tha se ky resor mbetet te VLEN-i. Siç tha Kasami, nuk është biseduar për shkëmbim të resorëve, por pas daljes së Taravarit, janë të gatshëm të bisedojnë në këtë drejtim me partnerët e koalicionit.

“Nuk ka bisedime për këmbim të ministrive. Unë e dhashë një deklaratë se një ndër shkaqet që e kemi marrë Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë që drejtpërdrejtë Arben Taravari ka kërkuar që të jetë ministër i Shëndetësisë dhe sigurisht, kur bën kombinaturikat për pozicionet, përgjegjësitë që duhet të ndahen, ndahet edhe në bazë të kapaciteteve që i kemi. Unë e thash si një mundësi që nëse do të ketë nga VLEN ndonjë kombinim tjetër për ndonjë kuadër tjetër që është më i rëndësishëm, duhet ta bisedojmë me Qeverinë. Për momentin nuk është folur, mbetet Ministria e Shëndetësisë te VLEN-i”, deklaroi Kasami.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...