Kasami: VLEN për Tetovën – jo me fjalë të mëdha, por me punë të mëdha! – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Kasami: VLEN për Tetovën – jo me fjalë të mëdha, por me punë të mëdha!

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami ka bërë publik investimin qeveritar prej 80 milionë dënarëve që do të shërbejnë për rikonstruimin e ujësjellsit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Statusi i Kasmit në Facebbook:

Mirëdita nga Tetova që zgjohet çdo ditë më e pastër, më e bukur dhe më afër njerëzve të vet!

Sot, së bashku me zv/kryeministrin, Izet Mexhiti, jemi këtu për të përmirësuar jetën e qytetarëve!

Pas shumë vitesh premtimesh boshe dhe harrese, më në fund një investim serioz, i denjë për qytetarët që nuk kanë kërkuar kurrë më shumë se dinjitet dhe shërbim të merituar.
-Rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Jashtë Vardarit”
-Tubacioni kryesor nga Kodra e Diellit deri në rezervuarin që mbush jetën
-Investim total: mbi 80 milionë denarë që vijnë direkt për qytetarët, jo për marketing elektoral.

Qeverisja jonë është me zemër, me vullnet dhe me dinjitet!

Le të thonë ç’të duan ata që flenë mbi llafet që nuk i mbajtën kurrë! Ata që e lanë qytetin pa ujë, por jo pa fjalime!

Sot kemi një Komunë që nuk i kthen sytë nga pas, por sheh përpara!
Tetova nuk pret më! Tetova ecën!
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKasamiBilall%2Fposts%2Fpfbid0EkU8VAQWCb1GpXkPxq2NR572NBCSv7qLVwfrSyLceRjQ5WtLnU1Fembt98FEsRDTl&show_text=true&width=500

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...