Rezultatet e obduksionit për vdekjen e Vedat Ademit janë gati, Instituti i Mjekësisë Ligjore ia dorëzoi Prokurorisë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Rezultatet e obduksionit për vdekjen e Vedat Ademit janë gati, Instituti i Mjekësisë Ligjore ia dorëzoi Prokurorisë

Instituti i Mjekësisë Ligjore ia ka dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike të Kumanovës gjetjet e autopsisë për 32 vjeçarin nga Kumanova Vedat Ademi i cili vdiq në Spitalin e Kumanovës. Gjetjet po shqyrtohet në korelacion me prova të tjera, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik, raporton Portalb.mk.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore ia dorëzoi Prokurorisë Themelore Publike të Kumanovës gjetjet e autopsisë për pacientin e ndjerë Vedat Ademi. Gjetjet po shqyrtohet në korelacion, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Deri më 4 prill zëdhënësja e Prokurorisë, Biljana Arsovska njoftoi se kishin marrë vetëm raportin e komisionit të posaçëm të ngritur përmes Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, dhe jo atë të Mjeksësisë Ligjore.

Ajo pati thënë se të dyshuarit mund të akuzohen për njërën apo të dy veprat penale: “Mjekim i pandërgjegjshëm i të sëmurëve” dhe tjetra “Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”.

Por, për të ngritur akuzën, prokuroria ishte në pritje të raportit të autopsisë.

Kujtojmë se 32-vjeçari Vedat Ademi nga Kumanova ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës më 17 mars. Ai paraprakisht kishte shkuar për kontroll pasi ishte ankuar për probleme me stomakun.

Portalb.mk bisedoi me Amet Ademin babain e 32-vjeçarit të ndjerë Vedat Ademi dhe Sead Ademin vëllain e të ndjerit, ata thanë se i është dhënë ilaç ndaj të cilit ishte alergjik, dhe se për këtë fajësojnë mjekun i cili ishte kujdestar, Zoran Gjeorgjievski.

Drejtori i Spitalit, Stefan Trajanovski pranoi se i është dhënë terapi, por se në vend të përmirësimit ai ka pasur dhimbje në gjoks pas çka ka ndërruar jetë.

Policia e konfirmoi rastin, dhe deklaroi se pas urdhrit të prokurorit, trupi i pajetë ishte dorëzuar për obduksion dhe ende priten rezultatet.

Më 19 mars Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari e shkarkoi drejtorin Stefan Trajanovski, në vend të tij u caktua Sasho Stoshevski.

Pas obduksionit pritet të qartësohet përgjegjësia e mjekut kujdestar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...