Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani i cili po merr pjesë në Samitin e 9-të Ekonomik Ballkanik në që po mbahet në Shkup, ka thënë se bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë bazohet në partneritete të sinqerta, strategjike dhe afatgjate, të cilat i tejkalojnë kornizat klasike bilaterale.
“Gjithashtu potencova se investimet, ekonomia digjitale, teknologjitë e gjelbra dhe ndërlidhja infrastrukturore janë fusha në të cilat shohim potencial të përbashkët dhe plotësueshmëri. Si Ministri për Çështje Evropiane, me përkushtim po punojmë në përmirësimin e klimës së biznesit, parashikueshmërisë rregullatore dhe avancimit të standardeve evropiane në ekonomi”, ka thënë Murtezani.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOrhanMurtezaniAlternAtivA%2Fposts%2Fpfbid02iBst7gnQeepQ1MAm2BpQP2XzAJuxekyUu9zFdznMJFJZUQetWLkFAge9fHykGbLwl&show_text=true&width=500