Konkurse për punësime në disa ministri dhe institucione tjera shtetërore – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Konkurse për punësime në disa ministri dhe institucione tjera shtetërore

Disa Ministri dhe institucione shtetërore në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur konkurse për punësime të reja në pozita të ndryshme të administratës publike.

Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale kërkon dy këshilltarë – një për efikasitet energjetik dhe një për koordinimin e planifikimit strategjik.

Ministria e Financave ka hapur konkurs për katër pozita të nivelit të lartë, përfshirë auditor të brendshëm për IPA, bashkëpunëtorë për analiza makroekonomike dhe menaxhim të borxhit publik.

Në Ministrinë e Transportit priten dy emërime të reja në pozita drejtuese – ndihmësdrejtorë për sektorin financiar dhe për marrëdhënie me publikun.

Ministria për Marrëdhënie Ndëretnike po angazhon dy bashkëpunëtorë të rinj me rrogë bazë prej 30.173 denarë.

Drejtoria e Doganave shpall 13 pozita të lira – përfshirë 5 këshilltarë në kabinetin e drejtorit dhe vende të tjera në degët e Shkupit, Kumanovës dhe më gjerë. Afati për aplikim është deri më 23 maj 2025.

Po ashtu, Instituti për Shëndet Publik shpall konkurs për katër punësime të reja, ndërsa Qendra Shtetërore e Provimeve kërkon tre shërbyes civilë.(INA)

Të gjitha konkurset shtyp

KËTU

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...