HAXHI/ 13.5 milion euro ka fituar këtë vit BFI-ja – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

HAXHI/ 13.5 milion euro ka fituar këtë vit BFI-ja

Këtë vit në Haxh dhe për vizitë në vendet e shenjta myslimane, nga vendi jonë do të nisen mbi dy mijë besimtarë që është identike me numrin e vitit të kaluar, deklaroi për MIA-n, Irsal Jakupi, sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame (BFI).

“Numri është plotësuar në përputhje me kuotën e përcaktuar nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite dhe këtë vit do të jenë 2.020 haxhinj nga vendi të cilët do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta, megjithëse janë regjistruar më shumë. Numri është i njëjtë me vitin e kaluar. Besimtarët do të udhëtojnë me 24 maj me 11 fluturime çarter secili me 180 udhëtarë. Ata janë të moshave të ndryshme, më i moshuari është mbi 80 vjeç, derisa më i riu është 10 vjeç”, shton Jakupi.

Sipas tij, çmimi për një akomodim për haxhin 1445/2024 është 6.700 euro që është 150 euro më i lartë krahasuar me vitin e kaluar. Vitin e kaluar, 2.030 besimtarë realizuan shtyllën e pestë të Islamit që ishte më shumë se dyfishi i numrit të vitit 2022, kur në vendet e shenjta kishte 919 besimtarë.

Festa e madhe e Kurban Bajramit, këtë vit është me 6 qershor.

Haxhi shërben për t’u kujtuar myslimanëve se të gjithë janë të barabartë në sytë e Zotit – Allahut. Kjo është shtylla e pestë e Islamit dhe rikrijon udhëtimin e profetit Muhamed në vitin 632. Ka për qëllim të bashkojë myslimanët e të gjitha kombësive, t’i pastrojë ata nga mëkatet dhe t’i afrojë me Zotin. rq/ Islame (BFI).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...