BDI: Qytetarët kërkojnë reagim institucional urgjent ndaj kaosit urban në Çair – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

BDI: Qytetarët kërkojnë reagim institucional urgjent ndaj kaosit urban në Çair

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media shpreh shqetësim në lidhje me ndërtimet në Komunën e Çairit. Nga BDI thonë se sipas Qytetit të Shkupit, vetëm në dy vitet e fundit janë ngritur mbi 150 ndërtesa pa leje, duke e shndërruar një nga zonat më të dendura urbane në Evropë në një hapësirë të pabanueshme dhe të rrezikshme për jetën e mbi 62 mijë qytetarëve.

“Pamjet e publikuara së fundmi nga vetë kryetarja e Shkupit, që tregojnë ndërtime pranë shkollave, shtëpive private dhe rrugëve të ngushta të lagjeve të vjetra, janë dëshmi tronditëse e një kaosi të toleruar, që nuk do të ishte i mundur pa mbështetje ose mospërgjegjësi institucionale”.

“Çairi sot duket si një mozaik ndërtimesh të rastësishme, pa plan, pa logjikë dhe mbi të gjitha pa kujdes për sigurinë publike. Hapje themelesh pa mbrojtje, ndërtesa shumëkatëshe që errësojnë dritaret e shtëpive njëkatëshe, struktura pranë oborreve të shkollave që rrezikojnë fëmijët, janë tabloja e një realiteti që kërkon përgjigje urgjente”.

“Institucionet shtetërore nuk kanë reaguar. Asnjë sinjal nga inspektoratet, asnjë ndërhyrje nga strukturat përgjegjëse për mbikëqyrjen e ligjshmërisë. Ky mosreagim është i papranueshëm dhe përbën një dështim të drejtpërdrejtë të sistemit për të mbrojtur interesin publik dhe rendin urban. Mosndërhyrja është tashmë pjesë e problemit”.

“BDI kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për të hetuar dhe ndaluar këtë dukuri të rrezikshme. Heshtja shtetërore nuk mund të jetë mburojë për ata që po shkatërrojnë sistematikisht të vetmen hapësirë jetese të banorëve të kësaj komune. Ky nuk është më vetëm problem i urbanizmit, është një krizë e sigurisë publike dhe dinjitetit qytetar”, thonë nga BDI.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...