SPB Tetovë: 32 avancime dhe 5 punësime të reja gjatë periudhës 11-mujore nën udhëheqjen e Rijat Ali – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

SPB Tetovë: 32 avancime dhe 5 punësime të reja gjatë periudhës 11-mujore nën udhëheqjen e Rijat Ali

Gjatë një periudhe 11-mujore, në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë janë realizuar gjithsej 32 avancime dhe 5 punësime të reja në kuadro të stafit policor.
Sipas të dhënave zyrtare, avancimet dhe punësimet janë shpërndarë si më poshtë:
Në Tetovë: 18 avancime në pozita udhëheqëse dhe operative, përfshirë komandantë njësish, inspektorë kriminalistikë, kryeshefa dhe drejtues sektorësh, 3 punësime të reja në funksione të ndryshme.
Në Gostivar,14 avancime në nivele të ndryshme komanduese dhe operative, 2 punësime të reja.

Këto zhvillime janë realizuar në funksion të rritjes së efikasitetit të shërbimeve policore dhe përmirësimit të përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë në kuadër të strukturave të sigurisë publike.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se proceset e avancimit dhe punësimit janë zhvilluar në përputhje me kriteret ligjore dhe procedurat e brendshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...