Gashi për vizitë zyrtare në Azerbajxhan, pritet të takohet edhe me presidentin Ilham Aliev – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Gashi për vizitë zyrtare në Azerbajxhan, pritet të takohet edhe me presidentin Ilham Aliev

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të kryetares së Kuvendit Kombëtar (Milli Mexhlis), Sahiba Gafarova, nga 17 deri më 19 qershor 2025 do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit.

Me Gashin do të udhëtojnë edhe deputetët Petar Markov, Imërlije Saliu-Fetai, dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

“Kryetari Gashi, përveç takimit me kolegen e tij, kryetaren Gafarova, do të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliev.
Do të takohet edhe me ministrin e Energjetikës, Parviz Shahbazov, si dhe me ministrin e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Azerbajxhanit, Mikail Xhabarov. Kryetari Gashi do të marrë pjesë edhe në sesionin pranveror të Asamblesë së 65-të të Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, ku, ndër të tjera, do të mbajë edhe fjalim”, thonë nga Kuvendi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...