MPB: Gjobë prej 2000 euro për personat që lëvizin pa leje nëpër pyje – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

MPB: Gjobë prej 2000 euro për personat që lëvizin pa leje nëpër pyje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në përputhje me udhëzimet e Qeverisë, me kërkesë të përdoruesve të pyjeve – NP “Pyjet Kombëtare” dhe Parqet Kombëtare që menaxhojnë zonat e mbrojtura, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave ka dhënë pëlqimin e saj për ndalimin e plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore.

“Pëlqimi është dhënë në bazë të nenit 57 paragrafi 3 të Ligjit për Pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit të zjarreve pyjore në hapësira të hapura. Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje fillon më 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025.

“Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me një miratim me shkrim të lëshuar nga degët e NP “Pyjet Kombëtare” dhe Parqet Kombëtare, përkatësisht për zonën që ato menaxhojnë. Për mosrespektimin e këtij ndalimi të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, individët që gjenden duke lëvizur në pyje dhe toka pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, do të gjobiten nga 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë në denarë”, thonë nga MPB.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...