3 persona e sulmojnë një shtetas të Maqedonisë së Veriut në Kosovë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

3 persona e sulmojnë një shtetas të Maqedonisë së Veriut në Kosovë


Një shtetas i Maqedonisë është sulmuar fizikisht nga tre persona në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Shkabaj, në autostradën Prishtinë–Mitrovicë.

Sipas policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur më 9 gusht 2025, rreth orës 01:40, kur tre të dyshuar meshkuj nga Kosova e kanë sulmuar fizikisht viktimën, e cila pas incidentit ka marrë ndihmë mjekësore.

Pas ndalimit dhe marrjes në pyetje të të dyshuarve, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është ndaluar, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka nisur hetime për të zbuluar plotësisht rrethanat që çuan në sulmin fizik, ndërsa rasti është klasifikuar si “sulm” dhe po trajtohet më tej nga organet e drejtësisë

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...