Gashi: Zhvillimi i projekteve strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës vijon – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Gashi: Zhvillimi i projekteve strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës vijon


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, njoftoi sot se zhvilloi një takim miqësor me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku u diskutuan zhvillimet politike në rajon dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

“Kisha kënaqësinë të realizoj një takim miqësor me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Takimi u nderua me praninë e z. Glauk Konjufca, znj. Albulena Haxhiu, si dhe z. Avni Dehari”, tha Gashi.

– Advertisement –

Ai shtoi se gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve dhe përkushtimi për avancimin e projekteve strategjike që i lidhin shtetet.

– Advertisement –

“Diskutuam për zhvillimet politike në rajon, çështjet me interes të përbashkët dhe theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve të dy vendeve tona. Gjithashtu, nënvizuam përkushtimin për avancimin e projekteve strategjike që i lidhin shtetet tona”, deklaroi kryetari i Kuvendit.

Ai gjithashtu falënderoi Kryeministrin Kurti për mikpritjen dhe atmosferën konstruktive gjatë takimit.

“E falënderova Kryeministrin Kurti për mikpritjen e ngrohtë dhe atmosferën konstruktive që e karakterizoi këtë takim”, përfundoi Gashi

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...