Mexhiti: Në Çair u zhvillua turneu i parë i sporteve elektronike – synohet themelimi i klubit të parë e-sport – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Mexhiti: Në Çair u zhvillua turneu i parë i sporteve elektronike – synohet themelimi i klubit të parë e-sport


Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni Vlen, Izet Mexhiti, mori pjesë sot në turneun e sporteve elektronike që u zhvillua pranë shtatores së Skënderbeut në Çair.

Mexhiti theksoi se ky aktivitet është organizuar me kërkesën e të rinjve dhe ka për qëllim krijimin e klubit të parë të sporteve elektronike në komunë.

“Çairi është gjithmonë në hap me kohën, jo vetëm në histori, por edhe në zhvillimet teknologjike. Sportet elektronike tashmë janë profesion dhe me themelimin e klubit do t’u japim mundësi të rinjve tanë të përfaqësohen edhe në arenën botërore”, tha Mexhiti.

Ai siguroi se Komuna e Çairit do të mbështesë fuqimisht këtë iniciativë, pasi në këtë komunë ka shumë të rinj të talentuar që tashmë janë aktivë edhe në gara ndërkombëtare.

Në fund, Mexhiti paralajmëroi mbështetjen për krijimin e klubit CS 2.0 në Çair, i cili do të shndërrohet në qendër për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas sporteve elektronike.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...