Sedat Bislimi: Qeveria VLEN financon projektet në Studeniçan, por kryetari “i pavarur” i shet si suksese personale – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Sedat Bislimi: Qeveria VLEN financon projektet në Studeniçan, por kryetari “i pavarur” i shet si suksese personale

Kandidati i VLEN-it për komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka reaguar ndaj mënyrës se si kryetari aktual dhe njëkohësisht kandidati i pavarur po promovon projektet infrastrukturore në këtë komunë, raporton alfax.mk.

Në Batincë ka filluar projekti për rekonstruktimin e rrugës 15 dhe 10 deri te rruga regjionale, si dhe ndërtimi i urës në hyrje të vendbanimit. Në tabelën e promovimit shohim komunën si ‘investitor’, realizuesin dhe projektuesit. Por askund nuk thuhet se 33.123.470,00 denarë janë siguruar nga Ministria e Transportit – Qeveria e RMV-së”. thekson Bislimi.

Ai akuzon se qeveria po bëhet transparente dhe financon projektet, ndërsa kryetari aktual po i paraqet ato si suksese të tij personale.

“Pra, buxhetin e jep qeveria, ndërsa kryetari aktual dhe kandidati ‘i pavarur’ bëjnë marketing sikur është meritë e tyre personale. Një vit qeverisje mjaftoi që projektet të nisin të lëvizin – dhe kjo duhet pranuar hapur, jo fshehur me trika politike”, u shpreh kandidati i VLEN-it.

Sipas tij, qytetarët e Studeniçanit kanë të drejtë të dinë burimin real të financimit të projekteve dhe jo të mashtrohen me propagandë politike. /alfax.mk/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsedat.bislimi.7%2Fposts%2Fpfbid02LVQaYq1K6BdrgyKXDCLwnexJ5H8HTsno9CApp6QyypdZexDkz28h54M2FKop4YNKl&show_text=true&width=500

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...