Ibrahimi: Ali Ahmeti ishte pjesë e qeverisë që e vrau udhëheqësin e UÇK-së, Harun Aliu – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Ibrahimi: Ali Ahmeti ishte pjesë e qeverisë që e vrau udhëheqësin e UÇK-së, Harun Aliu

Kryetari i Alternativës dhe njeri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për “Dialog te Lajmi” është pyetur rreth akuzave të opozitës shqiptare për gjoja humbjen e të gjitha arriturave që janë realizuar në kohën e BDI-së.

Ibrahimi ka përmendur para opinionit mënyrën dhe kohën kur është vrarë udhëheqësi ushtarak i UÇK-së.

“Realisht nuk e japin asnjë argument të madh empirik. Të thuhet se kjo gotë ishte këtu dhe e keni vendosur këtu. A ka një argument të këtillë? Së pari herë ndodh që dikush që e përdhos flamurin shqiptarë të shkoje në burg. Të shkoj në gjykatë, tash nuk e di se si është epilogu. Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo punë në të kaluarën. Ne e mbajmë mend se si shqiptarët e Gjorçës ua thyen dyqanet, i rrahën dhe askush nuk dha asnjë përgjegjësi. Pastaj, ju lutem, opinioni duhet të rikujtohet. Në kohën që është vrarë Harun Aliu, udhëheqësi ushtarak i UÇK-së, për shkak se Ali Ahmeti ka qenë udhëheqës politik, Harun Aliu është vrarë në kohën kur BDI-ja ka qenë në qeveri, ka pasur edhe zëvendës ministër të punëve të brendshme dhe as nuk kanë dhënë dorëheqje dhe as nuk kanë fol asgjë. Supozoni ju sikur të ketë ndodhur sot që të vritet një ish udhëheqës i UÇK-së se si do të sulmohej VLEN-i. A mund ta kuptoje opinioni kur është vrarë udhëheqësi më i famshëm i luftës së UÇK-së dhe Ali Ahmeti ka qenë pjesë e asaj qeverie që e ka vrarë? ”, theksoi Ibrahimi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...