Ibrahimi: BDI është në perëndim e sipër, pas zgjedhjeve lokale do të kemi rirreshtim të faktorit politik shqiptar – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Ibrahimi: BDI është në perëndim e sipër, pas zgjedhjeve lokale do të kemi rirreshtim të faktorit politik shqiptar

Kryetari i Alternativës dhe njeri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për “Dialog te Lajmi” ka komentuar se pas zgjedhjeve lokale, përveç që do të përcaktohet fituesi, do të kemi edhe rirreshtim të faktorit politik shqiptarë.

Ibrahimi duke aluduar në BDI-në , ka nënvizuar se një parti politike shqiptare dhe lidershipi i saj është në perëndim e sipër

“ Nëse pak e ngrejmë llupën dhe flasim për gjëra të tjera, do të kisha thënë se këto zgjedhje, përveçse do ta përcaktojnë edhe fituesin e pushtetit lokal, janë edhe një kapërcyell në skenën politike shqiptare. Sipas meje, pas këtyre zgjedhjeve do të fillojë një resetim, një rifillim i skenës politike shqiptare. Për shkak se mendoj se do të ketë një rirreshtim të faktorit politik shqiptarë. Një parti politike shqiptare tashmë është në perëndim e sipër edhe lidershipi i saj është në perëndim e sipër. Qoftë për shkak të moshës, qoftë për shkak të konsumimit që i ka ndodhur gjatë kësaj kohe. Ashtu që , unë mendoj se pas këtyre zgjedhjeve lokale, përveç fituesve do të kemi edhe një rimodelim të skenës politike shqiptare”, deklaroi Ibrahimi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...