Deputetja e VLEN-it dhe anëtare e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Austrinë, Imerlije Saliu, ka marrë pjesë në mbrëmjen solemne të organizuar nga Ambasadori i Austrisë në Shkup.
Ngjarja kishte për qëllim thellimin e marrëdhënieve parlamentare dhe diplomatike ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke bashkuar në një vend deputetë, funksionarë dhe ish-pjesëmarrës të programeve austriake të praktikës në Parlamentin e Austrisë.
Statusi i plotë i Imerlije Saliut:
“Si deputete e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtare e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Austrinë, pata nderin të marr pjesë në mbrëmjen solemne të organizuar me ftesë të Ambasadorit të Austrisë, Sh.T. Martin Pammer.
Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i marrëdhënieve parlamentare dhe diplomatike ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke bashkuar në një vend deputetë, funksionarë, si dhe ish-pjesëmarrës të programeve austriake të praktikës në Parlamentin e Austrisë, një dëshmi e qartë e përkushtimit të përbashkët dhe e bashkëpunimit të dy vendeve.”
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fimerlije.saliu%2Fposts%2Fpfbid02e8pQrg73iaeseBYors7ww3AYkKfEdznBBnQBgeQfaSzCtuRf31eMM5chSJAAKBBnl&show_text=true&width=500