Fatmir Limani apel kërçovarëve: Ruajeni nderin familjar! – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Fatmir Limani apel kërçovarëve: Ruajeni nderin familjar!

Shkruan: Fatmir Limani

Në lojën e tyre, këta aktorë valëvisin flamuj kombëtarë, të cilët vetë i kanë shkelur rregullisht për interesa private e partiake, madje edhe në këto zgjedhje.

Shikoni se çfarë bëjnë: kërkojnë dhe bëjnë kompromise me parti antishqiptare (majtiste), të cilat mbajnë qëndrime kundër gjuhës, flamurit, gjenezës dhe historisë sonë, vetëm për të mbijetuar me çdo kusht në skenën politike.

Por në të gjithë këtë situatë duhet kuptuar një gjë: kushdo që bën kompromise kaq të pamoralshme, nuk ka të drejtë të akuzojë të tjerët.

E përsëris edhe për ta: nuk mund të mbështjellësh me flamur shkelësin e moralit në zyra, për të përfituar në pazare politike.

Jam i vetëdijshëm se çdo qëndrim, fjalë apo veprim ka koston e vet, dhe se integriteti është çmimi më i lartë që njeriu mund të paguajë, por edhe nderi më i madh që mund të fitojë.

Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët të veprojnë me ndërgjegje atdhetare, në këtë periudhë vendimtare për ruajtjen e vlerave familjare (moralo-familjare) dhe kombëtare.

Le të forcojmë së bashku themelet e një shoqërie që respekton punën, dinjitetin dhe mbi të gjitha moralin.

Asnjëherë s’do të pranoj të luaj rolin e “krushkut” në një martesë ku dhëndërri nuk guxon të shfaqet në odën e burrave për të dhënë fjalën dhe besën e kurorës së dinjitetshme. Dasma pa dhëndërr është lojë dordolecash, që përfundon si në një ditë me diell të fortë.

RIPËRSËRIS !

Le të dalë propozuesi i antivlerës, të kërkojë falje dhe njëkohësisht mbështetje për kandidatin e zhdukur nga arena e asaj që quhet ballafaqim me moralin, por gjithnjë duke pasur parasysh se rruga e së ardhmes së moralshme duhet të shihet qartë !

*Ps: Besa e dhënë VLEN, për Burra të kuvendit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...