Gjorgjievski kërkon përgjegjësi edhe për ata që merrnin pagë pa shkuar në punë dhe për ata që ua nënshkruanin pagën – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Gjorgjievski kërkon përgjegjësi edhe për ata që merrnin pagë pa shkuar në punë dhe për ata që ua nënshkruanin pagën

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka biseduar me përfaqësuesit e policisë financiare lidhur me akuzat që ai ngriti për shkelje ligjore në punën e disa ndërmarrjeve publike. Gjorgjievski më herët njoftoi se janë shkarkuar 500 persona që për muaj ose vite nuk kishin shkuar në punë, dhe se nuk do të ketë tolerancë për raste të tilla.

“Patëm një takim tematik me përfaqësues të policisë financiare. Në interes të hetimit nuk do të jap më shumë detaje. Nga ajo që kam bërë të ditur deri tani, rreth 500 persona janë larguar nga listat sepse merrnin pagë pa shkuar në punë, duke shkelur Ligjin për marrëdhënie pune. Nuk janë persona që do të zëvendësohen me të rinj, por ndodh kjo sepse kanë bërë keqpërdorime në institucionet shtetërore. Kjo përbën rreth 5 milion euro dëm në vit,” tha Gjorgjievski për MRT.

Gjorgjievski theksoi se duhet të ketë edhe përgjegjësi komanduesish, që do të thotë se jo vetëm të largohen ata që nuk shkojnë në punë, por të mbajnë përgjegjësi edhe ata që nënshkruanin për këtë dhe drejtorët.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...