Dhunë familjare në Shkup, masë paraburgimi për një 32-vjeçar për sulm të rëndë ndaj partneres – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ballkan

Dhunë familjare në Shkup, masë paraburgimi për një 32-vjeçar për sulm të rëndë ndaj partneres

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 32-vjeçari nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale – Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Më 14 tetor, i dyshuari me paramendim ka lënduar rëndë partneren e tij jashtëmartesore duke ushtruar dhunë në familje, transmeton Portalb.mk.

“Të dy po ktheheshin në shtëpinë e tyre me një taksi kur mes tyre filloi një debat verbal. Në momentin kur kanë ardhur afër shtëpisë, i dyshuari e ka kapur viktimën për flokësh, e ka nxjerrë nga taksia dhe e ka goditur me kokë në ballë, duke i çarë arkadën e majtë. Më pas ka vazhduar ta godasë në hundë, nofull, stomak dhe shpinë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore – fraktura dhe gjakderdhje”, thonë nga Prokuroria.

Sipas vlerësimit të prokurorit publik, në ngjarjen konkrete penalo-juridike janë plotësuar supozimet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit – rreziku i arratisjes dhe mundësia e përsëritjes së dhunës në familje ndaj të dëmtuarës. Për këto arsye, prokuroria ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...