MASH-i shpalli konkursin për ndarjen e 3000 bursave studentore për vitin akademik 2024/2025 – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

MASH-i shpalli konkursin për ndarjen e 3000 bursave studentore për vitin akademik 2024/2025

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se është shpallur konkursi për ndarjen e 3000 bursave studentore për vitin akademik 2024/2025. Aplikimi është vetëm në formë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa afati përfundimtar është deri më datë 15.11.2024.

Gjithsej 1,470 bursa janë të dedikuara për studentë të rregullt të kategorisë sociale. Për studentët të fushave shkencore të shkencave tekniko-teknologjike, bioteknike, sociale dhe humane, të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë gjatë studimeve, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për studentët e regjistruar në programet studimore në informatikë.

Nga 15 bursa janë dedikuar për studentët të regjistruar në programet studimore në gjuhën maqedonase, letërsi maqedonase dhe letërsi të sllavëve të jugut programet: studimore historia e artit, arkeologji, art figurativ dhe etnologji dhe antropologj; programet studimore përkthim dhe interpretim, nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.

Janë paraparë 500 bursa për studentë të regjistruar në programet studimore në fushat shkencore të shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe/ose shkencave të mjekësisë dhe të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti i I-rë deri në vitin vijues studimor të regjistruar së paku 7.65.

Gjithsej 130 bursa do të shfrytëzohen nga studentët të regjistruar në programet studimore në kimi, fizikë dhe matematikë, shkencave të bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë, ndërsa 30 bursa janë të dedikuara për student të regjistruar në vitin e I në programet studimore në institucionet e arsimit të lartë për arsimimin e kuadrit mësimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...