Rritet në 42.409 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Rritet në 42.409 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës janë vrarë 65 palestinezë ndërsa 140 të tjerë janë plagosur

Është rritur në 42.409 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 376 ditësh në Rripin e Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 65 palestinezë, ndërsa 140 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 42.409 ndërsa i të plagosurve në 99.153.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...