Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pranoi se mbështetja e dhënë për Izraelin në Kongresin e SHBA-së është dobësuar krahasuar me 20 vjet më parë, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për “The Daily Caller”, presidenti Trump foli lidhur me ecurinë e marrëdhënieve SHBA-Izrael.

– Advertisement –

Duke krahasuar ndikimin e Izraelit në Kongresin e SHBA-së me vitet e kaluara, Trump tha: “Nëse kthehemi 20 vjet prapa, më lejoni t’ju them, Izraeli kishte lobin më të fuqishëm në Kongres që kam parë ndonjëherë, krahasuar me çdo organizatë, kompani, institucion apo shtet. Sot, nuk ka lob kaq të fuqishëm. Është e pabesueshme”.

– Advertisement –

Ai vuri në dukje se në vitet e kaluara Izraeli kishte “kontroll të plotë” të Kongresit të SHBA-së, por se është “i befasuar” që shikon që ky ndikim është dobësuar kohët e fundit.

Trump theksoi se qeveria e Tel Avivit “duhet t’i japë fund menjëherë sulmeve të saj ndaj Gazës”, ndërsa bëri të ditur se situata aktuale po “dëmton” Izraelin.

“Nuk ka aspak dyshim. Ata mund të jenë duke fituar luftën, por nuk po fitojnë botën e marrëdhënieve me popujt”, shtoi presidenti amerikan.

Një sondazh i Qendrës Kërkimore “Pew” me votuesit amerikanë në mars zbuloi rënie të mbështetjes për Izraelin midis republikanëve të rinj.

Sondazhi zbuloi se niveli i atyre që thanë se kishin pikëpamje negative për Izraelin ishte rritur me 11 për qind që nga viti 2022, duke arritur në 53 për qind.

Edhe ata midis votuesve republikanë të moshës 50-vjeç e poshtë, që kishin pikëpamje negative për Izraelin në vitin 2022, nga 35 për qind shënuan rritje me 15 për qind dhe shkuan në 50 për qind në sondazhin e fundit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...